MENU
klinika

“Zbërthehet” para policëve

Sokol Mjacaj zbardh detaje për vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit

19.01.2024 - 17:01

I dënuari përjetë Sokol Mjacaj që ekzekutoi Arben Lleshin brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen, po merret në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sipas burimeve Mjacaj ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka zbardhur mekanizmat.

Sokol Mjacaj sakaq ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e tij në regjimin “41 Biss”, ku ai ishte parashikuar që të futej para se të ekzekutonte Lleshin.Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

Prokuroria e Elbasanit ka si pistë kryesore hetimi, atë të vrasjes më pagesë, por Sokol Mjacaj ka deklaruar se me viktimën ka pasur konflikte.

Ai u ka thënë më herët hetuesve se Arben Lleshi nuk e ka pranuar në sektorin e tij, prandaj konflikti mes tyre ka degraduar deri sa të premten vendosi ta qëllonte me armë.

Ndërsa për armën, ai ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë para ngjarjes, ndërsa mendohet se pistoleta u fut në qeli nga hyrja kryesore, duke përfituar nga situata që skaneri ishte jashtë funksionit prej disa javësh. Dyshimet janë se Mjacaj mori 200 mijë euro për “kokën” e Arben Lleshit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Tentova të ndaloj, por më drejtoi armën në gjoks dhe…”

Dëshmia e policit që shoqëroi Sokol Mjacajn në dhomën e ajrimit