dhe Mbretëria e Bashkuar vijuan me edhe dje me sulmet ndaj objektivave të rebelëve Houthi në Jemen. Sekretari i jashtëm britanik, Cameron thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte “zgjidhje” tjetër përveçse të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Houthis.
Cameron tha se Mbretëria e Bashkuar kishte paralajmëruar disa herë Houthis përpara se t’i bashkohej sulmeve të udhëhequra nga SHBA këtë javë. Ai tha se çmimet do të rriteshin në Mbretërinë e Bashkuar nëse Houthis bllokonin rrugë të rëndësishme tregtare.
“Nëse Houthi-t e mohojnë këtë kalim te anijet, zinxhirët jetik të furnizimit kërcënohen dhe çmimet do të rriten në Britani dhe në mbarë globin”, tha ai. “Ne do të punojmë me aleatët. Ne gjithmonë do të mbrojmë lirinë e lundrimit. Dhe, më e rëndësishmja, ne do të jemi të përgatitur të mbështesim fjalët me veprime.”
Grupi pro-Hamasit ka sulmuar anijet në Detin e Kuq. Sulmet e tyre ndaj anijeve mallrash, disa prej të cilave nuk kanë lidhje të qartë me Izraelin, kanë bërë që kompanitë e mëdha të transportit detar t’i devijojnë anijet larg Detit të Kuq, në vend të kësaj të marrin një rrugë më të gjatë rreth Afrikës Jugore.