Gazetari Baton Haxhiu deklaroi se viti 2024 mund të jetë vit i zgjedhjeve, nëse kryeministri Albin Kurti nuk e bën Asociacionin.
Haxhiu tha se nëse nuk e bën Asociacionin, Kurti s’ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve.
“Nëse në mars ai nuk e merr Asociacionin, ai s’ka rrugë tjetër vetëm ta çojë vendin ne zgjedhje, sepse Kosova do të jetë e izoluar me sanksione. Sanksionet nuk heqen se janë zëvendësu me liberalizim të vizave, liberalizimi është dhënë”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.
“Në pranverë ska mundës për zgjedhje, por besoj që qershori dhe korriku mund të jenë”, tha Haxhiu për muajt e mundshëm të mbajtjes së zgjedhjeve.
“Janë dy mundësi, Kurti ta çojë mandatin deri në fund me Asociacionin e aprovuar në Qeveri dhe Gjykatë Kushtetuese që nga marsi, ose të jetojë me sanksione deri në zgjedhjet e ardhshme që i duhen shumë shpejt”, u shpreh ai për “Pressing”.
Gjithashtu për njohjet e reja të Kosovës, ai tha se Greqia dhe Rumania mund ta njohin Kosovën, por jo edhe Spanja dhe Qipro të cilat janë deklaruar që nuk do ta bëjnë këtë.
Haxhiu nuk e përmendi Sllovakinë, një shtet i Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.
“Nëse Kosova hynë në një proces që Qeveria e merr Asociacionin dhe e dërgon në Gjykatë Kushtetuese. Unë mendoj që Greqia dhe Rumania mund ta njohin Kosovën, vendet e tjera nuk e njohin. Besoj që e dimë që Spanja dhe Qipro kanë thënë që nuk e njohin”, ka thënë Haxhiu.