MENU
klinika

Gjoba kush nuk regjistron apartamentin

Tatimi i dhomave me booking/ Ndryshon ligji

11.01.2024 - 19:47

Dhomat apo ndërtesat që do të jepen me qira për pushuesit do të futen në sistemin tatimor. Qeveria ka ndryshuar ligjin për turizmin duke miratuar rregullat e lojës. Po ashtu për ata që nuk zbatojnë rregullat do të ketë edhe masa

Qeveria ka ndryshuar ligjin mbi turizmin, duke përfshirë në të edhe apartamente apo ndërtesa që jepen me qira për turistët qoftë në booking apo forma të tjera.

Tashmë Ministria e Financave do të prezantojë procedurat përmes të cilave do të regjistrohen dhe rregullat që do të ndiqen.

Pas mbledhjes së qeverisë ministrat Ervin Metë ashtu dhe Mirela Kumbaro theksuan se masat vijnë si pasojë e rritjes së numrit të pushuesve dhe përfshirjen në sistemin e taksimit.

“Është parashikuar një dispozitë, ku në vijim të kësaj, Këshilli i Ministrave do të ketë një qasje ndërvepruese me sektorin, në mënyrë që të hartohet një metodologji që shërben si metodologji referuese për kapacitetet e shfrytëzimit të strukturave akomoduese, sipas sezoneve të caktuara.

Në ditët në vijim, Ministria e Financave do të publikojë edhe disa sqarime, lidhur me përgjegjësitë e qiradhënësve në këtë sektor, apo individëve të cilët përdorin platforma, në mënyrë që të jenë sa më të qartë dhe transparent në përgjegjësitë e tyre tatimore dhe të kemi dhe një qasje sa më bashkëpunuese me tatimpaguesit në mënyrë që t’u përgjigjen këtyre përgjegjësive fiskale, për një tatim sa më të drejtë dhe një kontribut sa më të drejtë të tyre në ekonomi dhe në buxhetin e shtetit”, deklaroi Mete.

Ndryshime janë bërë edhe për gjobitjen në rast kur nuk deklarohet dhënia e dhomave me qira.

“Jo! Nuk ndryshon gjë për qiradhënësit individual. Por ne do të japim një sqarim, në mënyrë që të jenë sa më të qartë për përgjegjësitë e tyre ligjore, dhe të hyjnë në një qasje sa më bashkëpunuese edhe nga shërbimi i tatimpaguesit, në mënyrë që të ketë një taksim sa më të drejtë.

Ndërsa, ajo që ndryshon me ligjin e sotëm, është vendosja e një dispozite, sipas të cilës për operatorët turistik do të përcaktohet metodologji për shfrytëzimin e kapaciteteve, sipas sektorëve, të cilët, pastaj do të jetë metodologji referuese edhe për taksimin e operatorëve, në mënyrë që të ketë një deklarim sa më të drejtë të shfrytëzimit të kapaciteteve të operatorëve turistik”, deklaroi ministri.

Kumbaro theksoi se Shqipëria arriti në 10 milionë turistë, por trendi i rritjes do të jetë i lartë edhe pas vitit 2030.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN