Ministri i Brendshën Taulant Balla, në analizën vjetore të policisë së Durrësit kërkoi rihetim te 50 ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në këtë qark në 30 vitet e fundit.
“Pjese e analizes sot ne drejtorine e policise se Durresit ishte edhe rihapja e dosjeve te vjetra te cilat jane mbi 50 ngjarje te renda kriminale. Por edhe intesifikimi punes se perditeshme i policise per arrestimine 560 personave te shpallur ne kerkim”, tha Balla.
Ministri zbuloi gjithashtu dhe detaje të tjera se çfarë ka diskutuar me drejtuesit e policisë.
“DVP e Durrësit dhe e Kufirit janë të rëndësishme. Gjatë 2023 kemi patur rezultate të mira në parandalimin e ngjarjeve kriminale, por mos harroni se kemi patur dhe ngjarje kriminale dhe njëra është duke u hetuar dhe shpresojmë të vëmë para drejtësisë personat përgjegjës.
Durrësi është kryeqendër e turizmit. Po planifikojmë që gjatë sezonit të ri turistik të kemi dhe mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm.
Qarkullimi rrugor mbetet një nga sfidat tonë, shqetësimi im mbetet adresimi i shkeljeve rrugore. U bëj thirrje përdoruesve të rrugës, të reflektojnë për një respektim dhe më të madh të rregullave të qarkullimit rrugor.
Procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit ka qenë pjesë e diskutimit tonë. Besoj se kam qenë i qartë me të gjithë që në punë e tyre duhet të orientohen vetëm nga ligji”, tha ai.