MENU
klinika

Nga Dritan Hila

Të dalësh nga sistemi!

15.01.2024 - 20:03

Sot opozita e Berisha & Bardhi ka bërë prapë rrëmujë. Nuk ka rëndësi nëse kjo bëhet jashtë sallës apo brenda. Rezultati është vetëm një gjullurdi që i intereson medias për të marrë ca klikime dhe bërë ca panele që të konkurrojnë Big Brother-in, por nuk kanë asnjë vlerë politike. Mazhoranca ecën përpara në agendën e saj si me prezencën fizike ashtu edhe me të online kur në sallën e Kuvendit ndizen flakadanët.

Kurse opozita Berisha & Bardhi po i bën gropën vetes. Praktikisht ajo pjesë e opozitës ka dalë jashtë sistemit. Është njësoj si dikur që braktisi Kuvendin me rezultat katastrofik. Kurse tani po bën të njëjtën gjë por në mënyrë më të reduktuar dhe qesharake pasi ka kaluar nga sheshet në salla.

Ndoshta më efekt do të kishin nëse secili prej tyre dilte në ballkonin e shtëpisë dhe bërtiste sesa të grumbulluar në një vend. Duhet të marrin shembull nga fabula e çmendinës në Brazil ku një ditë 300 të çmendurit shpërthyen dyert dhe u shpërndanë në qytet. Hallit sesi t’i mblidhnin i dha zgjidhje një nga mjekët i cili tregoi se mjaft të dilte dikush duke i fryrë bilbilit në rrugë dhe të marrët do shkonin pas tij. Dhe ashtu ndodhi vërtet, vetëm se nuk u mblodhën 300 por 600. Ndaj dhe opozita ka shpresë se mbase duke i fryrë bilbilave nëpër ballkonet e secilit, në fund do të mund të bëjë më shumë sesa mblidhen poshtë ballkonit të Saliut apo duke hedhur fishekzjarrë në Kuvend.

E gjitha sa po ndodh nuk ka asnjë efekt politik. Shqiptarët që duan zgjidhje iu ka ikur kurioziteti se çfarë po bën kjo opozitë dhe po shikojnë për alternativa. Ata duan opozitë ndaj qeverisë dhe opsione në ndihmë të tyre. Rrogat, pensionet, investimet, strategjitë për të mbajtur rininë në vend, punësimi, arsimi cilësor dhe shëndetësia, këto janë shqetësimet e votuesit dhe jo spektaklet e një hallexhiu dhe një nëpunësi politik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve

‘Dita pa makina’ në Tiranë!