MENU
klinika

Jeni kuriozë?

Tiparet që mund t’i trashëgoni vetëm nga babai juaj!

27.01.2024 - 13:26

Në lëndën e biologjisë kemi mësuar se ne trashëgojmë 50% të ADN-së nga nënat tona dhe 50% nga baballarët. Megjithatë, ky fakt biologjik nuk do të thotë që secili prind i kalon fëmijës së tij një sasi të barabartë karakteristikash fizike dhe gjenetike. Në fakt, fëmijët kanë 60% më shumë gjasa të trashëgojnë tipare të jashtme nga baballarët e tyre.

Më poshtë ju tregojmë 6 tiparet që ka më shumë gjasa t’i trashëgoni nga babai juaj:

1.Gjatësia

Me siguri e keni dëgjuar shpesh shprehjen “i gjatë si i ati”. Me sa duket kjo shprehje mbështetet shumë nga shkenca. Gjatësia e një personi përcaktohet nga të paktën 700 variacione gjenetike të trashëguara nga të dy prindërit. Megjithatë, gjeni i gjatësisë së secilit prind duket se funksionon në një mënyrë paksa të ndryshme. Përshembull, gjenet e babait janë të rëndësishëm në stimulimin e rritjes dhe rrjedhimisht edhe të gjatësisë.

2. Dhëmbët e shtrembër

Në rastet kur babai ka shëndet të dobët dentar, fëmija ka më shumë gjasa që të vizitojë klinikat dentare më shpesh sesa bashkëmoshatarët e tij, edhe nëse nëna ka dhëmbë shumë të mirë. Që nga kavitetet deri te prishja e dhëmbëve dhe të gjitha problemet dentare në mes, mund të trashëgohen direkt nga babai.

3. Gjinia

Baballarët janë 100% përgjegjës për gjininë e të porsalindurve të tyre. Kromozomet X dhe Y, të njohura zakonisht si kromozome seksuale, përcaktojnë gjininë e fëmijës. Vajzat trashëgojnë një kromozom X nga babai i tyre, duke rezultuar në një gjenotip XX dhe meshkujt trashëgojnë një kromozom Y nga babai i tyre, duke rezultuar në një gjenotip XY. Për shkak se nënat trsahëgojnë vetëm kromozomet X, baballarët janë ata që janë përgjegjës të plotë për gjininë e fëmijës.

4. Gropëzat në faqe

Në shumë kultura, gropëzat në faqe shihen si një shenjë e bukurisë dhe atraktivitetit. Megjithatë, shkencëtarët i përshkruajnë gropëzat si një defekt që u shkaktua për shkak të shkurtimit të muskujve të fytyrës. Supozohet se gropëzat janë të trashëguara pasi ato janë një tipar gjenetik mbizotërues dhe më shpesh trashëgohen nga babai.

5. Gjurmët e gishtërinjve

Gjurmët e gishtave të një foshnje mund të ngjajnë me ato të babait të tyre. Ndonëse jo ekzaktësisht të njëjta, modelet e gjurmëve të gishtërinjve janë tipare gjenetike të trashëguara nga baballarët tanë.

6. Tështima

Shumë prej nesh njohin të paktën një person që teshtin në mënyrë të pakontrolluar kur shikon diellin ose dritat e tjera të ndritshme. Epo, kjo është një tjetër veçori gjenetike për të cilën është përgjegjës babai. Kjo gjendje njihet si sindroma Achoo dhe ka më shumë gjasa të transmetohet nga ana e babait.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?