MENU
klinika

Ish-kryeministri flet për kullën 64-katëshe

“Trillime në mënyrën më primitive, në 8 vite pushtet nuk kam pranuar…”

18.01.2024 - 20:22

Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë në vëmendje debatin për kullën “Mount of Tirana” e cila po ndërtohet në qendër të kryeqytetit.

Berisha tha se Edi Rama, pasi humbi betejën me shpalljet non-grata, kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat, duke iu referuar kullës 64-katëshe.

“Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës”, tha ish-kryeministri ndërsa theksoi se ishin trillime në mënyrën më primitive.

“Miqtë e mi, pasi humbën betejën me shpalljet non-grata mbi baza të korrupsionit transnacional, pa asnjë provë, fakt apo dokument, Edi Rama kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat. Me mediat e tij, me lakejtë e tij, me puthadorët e tij çfarë nuk sajoi, dhe arritën te kulla 64-katëshe e Tiranës.

Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës.

Miqtë e mi, mjeranë kompania e tyre. Sali Berisha në tetë vite në pushtet, nuk pranoi, nuk ndërtoi qoftë dhe një kullë të vetme në kryeqytetin e Shqipërisë.

Kështu që kulla u shndërrua në mullarin e turpit të mashtrimeve të tyre.

Edi Rama angazhoi Erion Veliajn dhe Lul Bravën për të trilluar në mënyrën më primitive, por dështuan dhe vetëm dështuan”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Beteja që ju nisët zgjon “luanët e fjetur”..."

Berisha u drejtohet simpatizantëve nga ballkoni: Ju jeni shumica!