MENU
klinika

Statistikat

Turizmi kulturor në vitin 2023 tejkaloi edhe shifrat para pandemisë

11.01.2024 - 13:30

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e ka konsideruar një vit të mbarë, 2023-shin, për turizmin kulturor. Kjo bazuar në shifrat e bëra publike së fundi, ku duket se viti 2023 ka tejkaluar edhe shifrat e vitit 2019, përpara se të niste pandemia.

“Numri i vizitorëve në muze, parqe arkeologjike, kala e monumente pësoi një rritje të ndjeshme, duke tejkaluar vitin më të mirë, atë 2019”, shkroi ministrja në rrjetet sociale duke dhënë edhe statistikat e vizitorëve nga viti në vit.

Për periudhën janar-dhjetor 2023, muzetë kombëtare u vizituan nga 391608 turistë vendas e të huaj. Për të njëjtën periudhë, vizitueshmëria e parqeve arkeologjike arriti në 342824 persona, ndërsa kalatë dhe monumentet e tjera të kulturës u vizituan nga 271383 persona.

Sipas statistikave të publikuara këto ditë, fluksi i madh i turistëve të huaj, përfshirë edhe vizitorët vendas, solli më shumë se 342 milionë lekë të ardhura nga shitja e biletave në institucionet e kulturës.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët