MENU
klinika

Mjekët: Kanë dëmtime në kokë dhe trup

U dhunuan në Malin e Zi, si paraqitet gjendja shëndetësore e tre të rinjve:

07.01.2024 - 14:31

Menjëherë pasi kanë mbërritur në Shqipëri, tre shqiptarët që u dhunuan në Malin e Zi u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës. Për tri orë janë ekzaminuar nga mjekët e spitalit të Shkodrës ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjeku i urgjencës Astrit Lahi tregon se dy prej tyre që kanë patur dëmtime më të mëdha mbërritën në orën 6:00 të mëngjesit në spital me dëmtime të konsiderueshme në kokë dhe trup.

Pasi janë kryer të gjitha kontrollet, janë larguar nga spitali rreth orës 9:00 pasi nuk kanë shfaqur probleme që mund t’i rrezikonin jetën.

Njëri prej të dëmtuarve ka një plagë të sy, ka një traumë por është ekzaminuar nga okulisti dhe nuk rezulton me dëmtime të thella që mund të rrezikojnë shikimin.

Dy prej tre personave të dhunuar shoqëroheshin nga familjarë dhe të afërm gjatë qëndrimit të spital por edhe forca policie derisa janë larguar duke mos patur probleme të rënda shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia: Makina e të plagosurve nuk ishte me targa të RSH

Identifikohen dhunuesit e tre shqiptarëve në Mal të Zi