MENU
klinika

Rreziku i paragrafit 19 të doktrinës bërthamore

Ukraina mund të goditet nga një sulm apokaliptik

13.01.2024 - 07:30

Në shtator 2017, teksa Presidenti Vladimir Putin ndoqi nga afër shkatërrimin televiziv të atyre që ai i quajti armët e fundit kimike të Rusisë, ai përshëndeti eliminimin e tyre si “një hap të madh drejt bërjes së botës moderne më të ekuilibruar dhe të sigurt”. Tani, vite më vonë, Presidenti i SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit perëndimorë po paralajmërojnë se Rusia mund të kryejë sulme kimike në Ukrainë. Nuk ka patur asnjë provë të fortë lidhur me vendosjen e armëve kimike brenda ose pranë teatrit të luftimit, në kontrast me paralajmërimet bërthamore të liderit rus. Analistët megjithatë e shohin kërcënimin e luftës kimike si real, sepse Putin ka treguar prej kohësh një gatishmëri për të injoruar ndalimin ndërkombëtar të armëve kimike. Kjo e ndihmon atë të krijojë një atmosferë frikësimi toksik, thonë ata, që mund t’i japë Rusisë një avantazh në fushën e betejës pa pasur nevojë madje edhe të godasë.

October 10, 2022, Kyiv, Ukraine: Black smoke rises over the Ukrainian capital as a result of russian missile attacks, Kyiv, capital of Ukraine. (Credit Image: © Yevhen Kotenko/Ukrinform via ZUMA Press Wire)

Sulmi apokaliptik

Vladimir Putin po përgatitet për një ofensivë përfundimtare në luftën kundër Ukrainës. Por situata është bllokuar pavarësisht nga vështirësitë e Kievit dhe Rusia mund të zgjedhë për këtë arsye një rrugë ekstreme. Alarmi u ngrit nga Hamish de Bretton-Gordon, një ekspert i armëve kimike, i intervistuar nga “Telegraph”. “Për mendimin tim, e vetmja armë që Rusia ka që mund të arrijë objektivin në këtë periudhë kohore do të ishte një armë bërthamore taktike ose një lloj sulm kimik ose biologjik. Një ofensivë jashtëzakonisht e rrezikshme, një sulm apokaliptik”, tha ai. “Duke pasur parasysh dështimin famëkeq të vijës së kuqe të Obamës në Siri dhe hezitimin e Perëndimit për t’u angazhuar plotësisht në mbrojtjen e Ukrainës, Putini mund të mendojë se ky është një rrezik që ia vlen të merret”, shtoi eksperti. “Ashtu si Stalini, Putini ka një ego të pangopur dhe një dëshirë për madhështi me çdo kusht. Ata në Perëndim që besojnë se një armëpushim mund të pasohet nga një kthim në normalitet janë budallenj të plotë. Ne duhet të mbështesim dhe armatosim plotësisht Ukrainën”, tha De Bretton-Gordon. “Nëse nuk e bëjmë këtë – paralajmëron eksperti ushtarak – brenda pak vitesh NATO do të jetë në luftë me Moskën”.

Doktrina bërthamore

Nga ana tjetër, përpjekjet e Ukrainës për të shkatërruar platformat e nisjes ruse me raketa me rreze të gjatë të furnizuara nga Perëndimi mund të shkaktojnë një përgjigje bërthamore, tha në kanalin e tij Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev. Ai tha se “metoda më e mirë për të luftuar kundër Rusisë është shkatërrimi i platformave të lëshimit në të gjithë territorin e vendit me raketa me rreze të gjatë të ofruara nga Perëndimi”. “Çfarë do të thotë kjo? Vetëm një gje. Autoritetet ukrainase do të rrezikojnë aktivizimin e paragrafit 19 të parimeve themelore të politikës shtetërore ruse në fushën e parandalimit bërthamor: agresioni kundër Rusisë duke përdorur armë konvencionale kur vetë ekzistenca e shtetit është e kërcënuar”, ka shkruar Medvedev. Ai theksoi gjithashtu se sulmet ndaj raketave ruse “nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën e vetëmbrojtjes”. Në fakt, ata i japin Moskës të drejtën për të përdorur armë bërthamore kundër Kievit. “Këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë pasuesit e Hitlerit, Musolinit, Petainit dhe të tjerëve”, tha Medvedev.

Paragrafi 19

Paragrafi 19 i doktrinës bërthamore të Rusisë 2020 përcakton kushtet në të cilat një president rus do të konsideronte përdorimin e një arme bërthamore: gjerësisht si përgjigje ndaj një sulmi që përdor armë bërthamore ose armë të tjera të shkatërrimit në masë, ose ndaj përdorimit të armëve konvencionale kundër Rusisë “kur vetë ekzistenca e shtetit vihet në rrezik”. Medvedev përmendi specifikisht pikën “g” të paragrafit nëntëmbëdhjetë, e cila ka të bëjë me përgjigjen bërthamore ndaj një sulmi me armë konvencionale. Putini është vendimmarrësi kur bëhet fjalë për arsenalin e madh bërthamor të Rusisë, por diplomatët thonë se pikëpamjet e Medvedev japin një tregues të të menduarit agresiv në krye të Kremlinit, i cili e ka cilësuar luftën si një luftë ekzistenciale me Perëndimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të sulmojë çdo qytet në botë për gjysmë ore

“Avangard”/ Rusia prezanton raketën e re hipersonike

Alarmi i shërbimeve amerikane të zbulimit për orët e ardhshme

“Lukashenko do ‘hedhë’ ushtrinë e tij me 48 mijë trupa në Ukrainë”