MENU
klinika

U dhunua barbarisht nga shërbimi sekret serb

Vajza e Sanduloviç: Vuçiç e donte të vdekur

18.01.2024 - 11:18

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç u dhunua brutalisht disa ditë më parë, ngjarje kjo e cila erdhi pas homazheve që kreu në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga ushtria sekrete serbe ndërsa në sulm raportohet të ketë marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë

Klara Sanduloviç, vajza e Sanduloviç tha në Euronews Albania se babai i saj është dhunuar në mënyrë barbare, pasi sipas saj Vuçiç e donte atë të vdekur.

“Është një qeveri që po bën vrasje politike, dhe ky është vetëm fillimi. Ai i ka parë të gjithë njerëzit që e dhunuan se shumica ishin pa maske, ka identifikuar Rakiç pasi ai ishte duke i bërë videon.

Rakiç sot është i sigurt në Serbi. Më duhet të përsëris se kjo është porositur dhe organizuar nga vetë Vuçiç, kënaqësia që ata kanë marrë kur kanë rrahur babanë tim. Shumica e njerëzve që e dhunuan kishin theks të serbëve të veriut të Kosovës”, tha ajo.