MENU
klinika

ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve për ditën e nesërme

Vendi pritet të ‘pushtohet’ nga temperatura të ftohta

19.01.2024 - 19:33

Nesër e shtunë 20 janar vendi do të pushtohet nga temperatura të ftohta.

Në zonat veriore dhe veri-lindore pritet të ketë reshje të dendura dëbore dhe erë.

Për rrjedhojë Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të udhëtojnë me goma dimërore dhe të mbajnë gjithmonë zinxhirë me vete.

ARRSH apelon qytetarët që të shmangin daljet e panevojshme në rrugë.

Njoftimi i ARRSH

Sipas informacioneve meteorologjike, duke filluar nga nesër, datë 20.01.2024, i gjithë vendi do të pësojë rënie të temperaturave që në zonat veriore dhe verilindore do të shoqërohen me reshje të dendura dëbore dhe erë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë marrë masat për përballimin e situatës në terren dhe për të siguruar qarkullim normal.

Rekomandojmë të shmangen lëvizjet e panevojeshme në zonat me temperatura shumë të ulëta të qarkullohet vetëm me goma dimërore që mos të shkaktojnë bllokim të rrugës duke penguar edhe punën e borëpastruesevesi dhe të ndiqen udhëzimet e Policisë Rrugore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cila do jetë dita më e ftohtë e muajit

IGJEUM: Nga nesër reshje bore dhe në lartësitë 300 metra