MENU
klinika

Ngjarja e rëndë në TikTok

Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit në Tik Tok, reagon Manja: Do të rishikojmë ligjet

06.01.2024 - 12:30

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Sukth, ku si pasojë e denigrimit në TikTok, Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, vrau veten.

41-vjeçarja nga Sukthi piu një sasie fotoksinë më 2 janar, ndërsa ngjarja u raportua ditën e djeshme.

Manja shprehet i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale dhe thekson se duhet të reagojmë kundër bullizimit online.

Ministri shton se kjo formë krimi duhet ndëshkuar ashpër dhe se nuk duhet të tolerohen sjelljet e dëmshme në botën digjitale.

“Ndihem i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale. Si shoqëri, duhet të reagojmë fort kundër krimit dhe bullizmit online, duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona për të mos pritur viktimën e radhës pas Bedrie Lokës, si shtet do të na duhet të rishikojmë ligjet tona dhe të mos tolerojmë zbatimin e tyre, për të ndëshkuar ashpër këtë formë të krimit online që po vret përditë pak e nga pak pa u ndëshkuar askush. Është koha për t’u bashkuar, për t’u përballur me sfidat dhe të kërkojmë drejtësi. Zero tolerancë për sjelljet e dëmshme në botën digjitale! Bashkë për një shoqëri të sigurt dhe të drejtë”, shkruan Manja.