MENU
klinika

U denigrua në Tik Tok

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, merret në pyetje bashkëshorti dhe kolegu i punës që dha foton

06.01.2024 - 11:09

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vetëvrasjen e 41 vjeçares nga fshati Vardallë të Sukthit pasi në Tik Tok u hap profil fals, që denigronte figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.

Nëna e fëmijëve humbi jetën më 2 janar 2024 por rasti u zbulua në media 3 ditë më pas, më 5 janar.

Në pyetje janë marrë në pyetje personat që kanë pasur kontaktet e fundit me të ndjerën. Janë pyetur disa kolegë pune si dhe ai që I ka dhënë foton vajzës së tezes, të cilën më pas kjo e fundit, sipas familjarëve e ka keqpërdorur.

Në pyetje është marrë dhe bashkëshorti si dhe disa banorë të lagjes ku jetonte gruaja.

Ndonëse nëna e 4 fëmijëve kishte bërë denoncimin më 2 dhjetor 2022 profili fals nuk ishte mbyllur. Në një njoftim të djeshëm policia tha se I kishte kaluar materialet prokurorisë dhe se më pas nuk ka pasur kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Ngjarja ka ngjallur reagime ndërsa në Tiranë sot është thirrur një protestë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 11:30.Ky poster po qarkullon në rrjete sociale.