MENU
klinika

Një shqiptar kryeministër

VMRO nuk voton Talat Xhaferrin, dorëhiqet qeveria në M. e Veriut

25.01.2024 - 13:41

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dorëzuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë në Kuvend. Kjo është konfirmuar nga zyra për shtyp e parlamentit në Shkup. Gjatë ditës pritet dhe dorëheqja e kryetarit të kuvendit, Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet që të shkuarë historinë.

Ai do të jetë shqiptari i parë që do të ushtrojë funksionin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, edhe pse roli i tij do të jetë në një qeveri teknike. Zyrtarizmi i Xhaferit në drejtim të kabinetit do të bëhet më 28 janar, 100 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

Pjesëmarrjen në qeverinë teknike e konfirmoi dhe VMRO-DPMNE. Kjo parti opozitare përcaktoi dhe kandidatët për ministra dhe zëvendësministra. Por konfirmoi se do të votojë kundër kandidaturës së Talat Xhaferit për kryeministër.

Por duket se kjo kundërshti, nuk do ta ndalë atë që do të jetë një arritje historike: që një shqiptar do të drejtojë qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Timonin' do ta marrë Talat Xhaferi

Sot i hapet rruga qeverisë teknike në RMV