MENU
klinika

E pëson dhe 54-vjeçari që i bleu

Vodhën pajisje dhe vegla pune, pranga dy hajdutëve në Durrës

17.01.2024 - 12:25

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vjedhje, ndërkohë që në pranga ka rënë dhe personi që bleu sendet e vjedhura.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit Kujtim Kovaçi, Elton Koçi dhe Gazmend Dauti.

NJOFTIMI I POLICISE
Vodhën më 14 dhe më 15 janar, pajisje dhe vegla pune, në një banesë dhe në një objekt në restaurim, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Arrestohen shtetasit Kujtim Kovaçi, Elton Koçi dhe Gazmend Dauti.

Në pranga dhe një 54-vjeçar që kishte blerë disa nga veglat e vjedhura, të cilat u sekuestruan nga Policia. Si rezultat i hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e 2 vjedhjeve në qytetin e Durrësit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

E. K., 19 vjeç dhe K. K., 28 vjeç. (Nga verifikimet rezultoi se 28-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.)

Ad
Many Travelers Don’t Realize Flying Business Class Is Cheap
Flights
Learn More
Incredible: this Japanese knife never stops cutting!
The Knife Expert
Learn More
by TaboolaSponsored Links
Këta shtetas, më datë 14 janar 2024, kanë vjedhur një elektromotor, në një banesë në lagjen nr. 11, ndërsa 1 ditë më pas, kanë vjedhur vegla pune me vlerë rreth 200 000 lekë, në një objekt që po restaurohej, në lagjen nr. 4. Në vijim të veprimeve operacionale u arrestua për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“, shtetasi G. D., 54 vjeç, pasi kishte blerë nga të arrestuarit, disa nga veglat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin