MENU
klinika

"Koha kur të fortët bënin ligjin ka mbaruar"

Vrasja e Gëzim Sinomatajt në Vlorë, Balla: Kemi rritur prezencën e policisë në të gjithë vendin

12.01.2024 - 15:21

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një prononcim për media është ndalur te vrasja mafizoe e Gëzim Sinomatajt në Vlorë, ku tha se është rritur prezenca e policisë në qytetin bregdetar dhe në të gjithë vendin.

Balla tha se koha kur të fortët bënin ligjin ka mbaruar dhe nuk kthehet më.

“Edhe për ngjarje të rënda kriminale si ajo e Vlorës, të një organizimi mafioz, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e vetë jo vetëm në Vlorë por në të gjithë vendim, duke kryer operacione të veta, për të parandaluar fenomenin e armëmbajtjes pa leje, që është shkelje e rëndë e ligjit.

Duhet të shkojmë drejt minimizimit dhe parandalimit. Koha kur të fortët i shmangeshin kontrolleve ose bënin ligjin nëpër lagje, ka mbaruar dhe nuk kthehet mbrapa”, tha ai.

Ministri ka komentuar dhe rastin e vajzës 14-vjeçare në Divjakë e cila ishte martuar me një 34-vjeçar, duke thënë se duhet krijuar një aleancë dhe komunikim me të gjitha institucionet për të parandaluar raste të dhunës me bazë gjinore, dhunës seksuale apo krimeve me bazë gjinore.

“Unë e kam theksuar në komunikimet e mia, se një prej porosia që kam dhënë është fokusi më i madh i Policisë ndaj krimeve me bazë gjinore, dhunës seksuale, apo krimeve ndaj të miturve.

Policia e ka bërë detyrën e vetë, por nuk është e mjaftueshme. Na duhet të krijojmë një aleancë dhe komunikim me të gjitha institucionet e tjera për të parandaluar të gjitha rastet e dhunës.

Rasti i Divjakës na tregon se nuk e kemi këtë rrjet informacioni dhe reagimi për parandalimin e ngjarjeve në kohë.

Megjithatë policia e shtetit e ka gati një plan masash për të rritur dhe për të sensibilizuar publikun dhe institucionet e tjera për të reaguar më shpejt. Ajo që mbetet është parandalimi”, tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prej disa ditësh, kontrolle në qytetin e Vlorës

Vrasja e 23-vjeçarit, lëshohet urdhër arresti për një person

Kush është “Buzëderri” dhe përfshirja e tij në botën e krimit

I jepet lamtumira e fundit Gëzim Sinomatajt!