MENU
klinika

Detajet e para

Vrasje me armë gjahu në Burrel, autori vetëdorëzohet në polici

21.01.2024 - 12:05

Një ngjarje e rëndë raportohet të këtë ndodhur në Burrel, paradite ne sotme (21 Janar), ku një 63 vjeçar ka vrarë me armë gjahu një 52 vjeçar.

Dyshohet se ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa autori pasi ka kryer krimin autori ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar.

Mat/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.