MENU
klinika

“Ngacmonte edhe të mitura të tjera”

Vrau kunatin pasi zbuloi se i p*rdhunonte vajzën! Dëshmitë tronditëse

14.01.2024 - 11:49

Të tjera fakte tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me rastin vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar në Greqi Erion Pelivani nga kunati i tij 50 vjeçar, pasi ky i fundit kishte zbuluar se i kishte përdhunuar vajzën e tij për vite me radhë.

Avokati mbrojtjes i 50-vjeçarit shqiptar që kreu krimin, Alexis Kougia ka deklaruar se vajza 18-vjeçare kishte folur me një mësuese për rastin e abuzimit të saj përpara se babai të kryente vrasjen.

“Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të padyshimtë, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, vajza ia kishte treguar më herët mësueses së saj në universitetin që ndjek”, theksoi Kougias.

“Autori e ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre”, tha avokati tjetër i autorit, Michalis Vassilikos.

Ndërkohë persona të afërt me 18-vjeçaren kanë treguar fakte të reja. Një mike e saj ka deklaruar se 33-vjeçari, tashmë i vrarë e vizitonte shpesh në shkollë vajzën, madje e priste kur dilte nga mësimi.

“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai ngacmonte vajza të tjera madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Në përgjithësi ka gjetur vajza nën 18 vjeç”, rrëfen shoqja e 18-vjeçares.

Ndërkohë telefoni i 33-vjeçarit është dërguar për ekspertim, pasi aty ka edhe video që tregojnë momentet e abuzimit me 18 vjeçaren. Siç shprehet avokati, ‘viktimë’ e 33 vjeçarit kanë qenë edhe vajza të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN