MENU
klinika

Zgjedhjet në Serbi

Vuçiç refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar për parregullsitë

02.01.2024 - 19:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të dhunshme nga opozita.

Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiç tha këtë të martë se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore serbe”.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar partinë e Vuçic për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë. Sipas Vuçiç koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, e kundërshton rezultatin zgjedhor sepse sipas tij, nuk doli mirë në zgjedhje ashtu siç priste.

Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve në Serbi”

Analiza e DW: Për protestat janë sjellë njerëz nga Mali i Zi dhe Kosova

Si u bë një radikal që në moshën 23-vjeçare

Analiza e BBC: Vuçiç, njeriu që ribëri Serbinë