MENU
klinika

"Vuçiç luan me dy maska!"

Washington Post: Qasja e Biden ndaj Serbisë ka dështuar!

04.01.2024 - 18:58

“Washington Post” kritikon qasjen e butë të Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë. Në një shkrim editorial, gazeta amerikane thekson se politikat e presidentit Joe Biden për ta larguar Beogradin nga Moska kanë dështuar dhe se është koha për një rrugë të re.

“Politika e zotit Biden ishte të përqafonte presidentin autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një përpjekje për të larguar vendin e tij nga Rusia. Kjo politikë duket gjithnjë e më shumë si një dështim.”, thuhet ndër të tjera në artikullin e “Washington Post”.

Gazeta sjell në vëmendje vlerësimin e administratës Biden në vitin 2021 që identifikoi Ballkanin Perëndimor shumë të paqëndrueshëm si një detyrim për Europën, për shmangur shpërthimin e dhunës apo konfliktit.

“Washington Post” i bën jehonë protestave të opozitës në Serbi dhe reagimit të dhunshëm të Vuçiç për shpërndarjen e tyre, por fokusi mbetet tek raportet e ngushta me Rusinë dhe Vladimir Putin.

Në editorial shkruhet se presidenti serb përmendi në mënyrë të errët fuqitë perëndimore dhe falënderoi shërbimet sekrete të huaja, që rezultuan ruse, për paralajmërimin se opozita planifikoi një kryengritje.

Gjithashtu vë në pah lojën me dy maska të Vuçiç, ku në njërën anë kërkon raporte të ngushta me Rusinë dhe në atën tjetër siguron perëndimin se do ta anëtarësojë vendin në BE.

“Pas dyerve të mbyllura, zoti Vuçiç ka të ngjarë të qetësojë liderët perëndimorë duke thënë se ai është ende në anën e tyre – se e gjithë kjo është thjeshtë për show. Por duke pasur parasysh sa pak ka dhënë politika pajtuese, administrata Biden duhet të pyesë veten nëse është koha për të provuar diçka të re.”, vijon më tej shkrimi i “Washington Post”.

Mes tjerash, Washington Post thekson se në krizat e rrezikshme të vitit të kaluar në Kosovë ka pasure gjithmonë gjurmë serbe në to. Kritikohet dhe qasja e qeverisë Biden që ka shmangur fajësimin e Beogradit, duke preferuar të bëjë thirrje për qetësi.

Por një gjë e tillë është përdorur nga Vuçiç për të kundërshtuar edhe më fuqishëm vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!