Ne ceremoninë e përvitshme të organizuar në kryeministri, në përkujtim të viktimave të 21 Jnarin, fjalën e ka marrë edhe xhaxhai i viktimës, Aleks Nika, Mark Nika.
Ai ka ripërsëritur thirrjen për drejtësi për nipin e tij, që u vra teksa ishte duke protestuar para kryeministrisë, duke theksuar faktin se të katër viktimat ishin paqësore.
Nika shprehet po ashtu se vendimi i Gjykatës Evropiane i ka kthyer shpresën dhe se tani presin drejtësi nga drejtësi e re shqiptare.
“Bashkë më dëshpërimin të vrasjes së pazbardhur të Aleksit, ky përvjetor i 13 vjen me një lajm të mirë, vendimi i Strasburgut, i nëntorit të vitit të kaluar, që pohon pretendimet tona. Më shumë se kaq vendimi i kësaj gjykatë demaskon hetimin farsë. Në emër të familjes Nika i shpreh falënderimet më të thella Strasburgut, na ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen. Vrasja e Aleksit dhe 3 të tjerëve lindi i zbardhur, para kamerave.
Ata ishin protestues paqësorë, u vranë kur protesta po shpërndahej larg hyrjes së kryeministrisë. Asgjë tjetër veç një urdhri nga lart mund të çonte në hapjen e zjarrit ndaj qytetarëve në ato kushte. Këto 13 vite kanë qenë 13 vitet e manipulimit të drejtësisë, Berisha u dha kohë të prishin provat. Nga ky vit kemi shpresë e besim se 21 janari do të flasë me gjuhën e ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Strasburgut nuk është rekomandues, por i detyrueshëm për tu zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare”, u shpreh ai