MENU
klinika

Ja ç'po ndodh me çiftin

Zendaya dhe Tom Holland i japin fund lidhjes?

05.01.2024 - 11:34

Ata janë çifti i preferuar i pjesës më të madhe të publikut (mund të jenë dhe i juaji gjithashtu).

Gjuha e tyre e dashurisë, mirëkuptimi, respekti dhe pasioni për njëri-tjetrin na kanë bërë të gjithëve të besojmë në fabulën e bukur. Ndaj, lajme të tilla si ndarja nuk duam t’i besojmë.

Për ndarje nisi të aludohej kur Zendaya “zhduku” çdokënd nga Instagrami, përfshirë edhe partnerin Tom Holland.

Mirëpo, mesa duket s’ka vend për alarm, pasi ai ende e ndjek, ndërsa aktorja e ka përdorur këtë marifet për filmin e saj të ri, “Challengers”.

Ky film do të shfaqet nga 26 Prilli në kinema dhe kjo lëvizje ishte posaçërisht për marketing! Ata janë ende bashkë! #couplegoals