MENU
klinika

Ç’do ndodhë me bizneset

Zgjerimi i autostradës, Balluku flet për shpronësimet

08.01.2024 - 13:34

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku është shprehur se autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga një korsi, si edhe do të shtohet korsia e emergjencës.

Ajo u shpreh se nuk do të preken rrugët dytësore dhe bizneset, duke shtuar se shpronësimet s’do të jenë masive.

Zv.kryeministrja deklaroi se zonat që preken janë ato që afrohen më shumë me sghtratin e rrugës.

“Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës do të marrë nga një korsi secila anë, do të ketë një korsi të plotë secila ana, plus korsinë e emergjencës. Nga studimet që kemi bërë nuk preken rrugën dytësore dhe bizneset, nuk do të ketë shpronësime masive. Mund të ketë disa zona ku afron më shumë me shtratin e rrugës ku do të jetë e nevojshme por është parashikuar një zgjerim, do të kthehet me 3 korsi të plota plus korsinë e emergjencës. Tiranë-Durrës është një nga akset më të rëndësishme por në të ardhmen përdorimi i tij do të jetë më i pakët”, tha Belinda Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga shpronësimet, te shkarkimet dhe emërimet në administratë

Vendimet dhe projektilgjet e miratuara sot gjatë mbledhjes së qeverisë