25.01.2024 - 13:12
Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në zyrat e IKMT dhe zjarrfikëses së Fierit.
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në njërën prej zyrave.
Punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në vendgjarje ka mbërritur dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.