MENU
klinika

Nga Roma tek Barcelona

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë pranverës

24.02.2024 - 08:57

Me ardhjen e ditëve të ngrohta të gjithë mendojmë se ku do të shkojmë në fundjavat e gjata të pranverës. Po ashtu cilat janë destinacionet më të përshtatshme, pas vizitës së të cilave do të duash t’iu kthehesh sërish dhe madje me akoma me më shumë dëshirë. Të gjitha këto zbulojini një e nga një në këtë artikull.

Barcelona

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

Pashka është një nga kohët më të mira për të zbuluar Barcelonën. La Rambla, tregu Boqueria dhe smoothiet e tij freskuese, deti i kristaltë apo peshku i pjekur në skarë në Barceloneta, janë disa nga gjërat që nuk duhet të largoheni pa i provuar. Për më tepër të vizitosh kryeqytetin kozmopolit të rajonit spanjoll të Katalonjës është gjithmonë një super ide. Një informacion që do ju duhet me siguri është edhe hapja Hoxton  më 25 prill, në zonën e Poblenou. Ai do të ketë një pishinë në çati, që do të ofrojë kënaqësi dhe relaks për fundjavat në vijim.

Bern

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

Vetëm tre orë me tren nga Milano, kryeqyteti i Zvicrës është një perlë që nuk duhet humbur dhe një destinacion i përsosur për arratisje disaditore. Piktoreske dhe plot gjallëri, ajo krenohet me një katedrale, Kullën e Sahatit, një qendër historike elegante dhe Gurten, një kodër që ka pamje nga qyteti dhe ofron pamje mahnitëse.

Nju Jork

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

Ata që kanë pushime të vonuara dhe duan të përfitojnë nga periudha e Pashkëve për një pushim pak më të gjatë mund të fluturojnë drejt Nju Jorkut.  Këshilla është të qëndroni jo më pak se pesë net, akoma më mirë nëse mundeni të qëndroni të paktën shtatë.

Nëse jeni vetëm, por dëshironi të bëni një udhëtim social, UTravel nga Alpitour bashkon të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç: së bashku ata zbulojnë “Grande Mela”.

Ibiza

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

Nëse ka një stinë për të admiruar vërtetë bukurinë e Ibizës dhe “motrës” së saj të vogël Formentera, është pranvera. Turistët janë të pakët dhe ecja buzë detit apo në rrugicat e dyqaneve bëhet më e këndshme se kurrë. Nuk sigurojmë dot se mund të notoni, por e sigurt se mund të drekoni aty pranë dhe këmbët mund t’i mbani në det.

Oberegen

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

Ndërsa pranvera lulëzon, skijimi vazhdon në Val d’Ega. Është një nga vendet e fundit ku të apasionuarit pas skijimit dhe snowboardit mund të argëtohen me pista dhe ushqim të mirë. Vendet që mund të vizitohen janë 48 kilometra shpate, vetëm njëzet minuta nga Bolzano. Pista e skijimit zgjat deri të më 18 Prill, të hënën e Pashkëve.

Jordania

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

Prilli dhe maji janë muaj idealë për të zbuluar Jordaninë. Pas Petrës, një natë në shkretëtirën Wadi Rum nuk duhet humbur. Zgjidhni Kampin Luksoz Memories Aicha, ku kaloni netët në tenda luksoze, mes të cilëve disa janë me dritare panoramike. Sipas “Pirates in Viaggio”, Jordania është ndër vendet më të mira në botë për “gjumin e ëndrrave”.

Roma

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Është një destinacion për t’u konsideruar edhe për një udhëtim të minutës së fundit, kjo edhe për aksesin e shpejtë me mënyrat e udhëtimit, sidomos në pranverë kur ditët janë më të ngrohta dhe më të gjata. Në Romë mund t’i shtoni veçantitë udhëtimit duke shëtitur nëpër qendrën historike, të hyni në muze, ulja në tavolinat e tarracës së jashtme në Trastevere, ku mund të porosisni një karbonara ose për të gjithë ata që janë vegjetarian një “cacio e pepe”.

Sirakuza

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

Paketoni valixhet për t’u zhytur në bukurinë e Sirakuzës, Siçili. Filloni nga ishulli Ortigia, mos humbisni Parkun Arkeologjik të Neapolis, Kalanë Maniace dhe bregdetin e qytetit. Megjithatë, një mrekulli e madhe është padyshim ushqimi dhe mënyra më e mirë për të zbuluar restorante të shkëlqyera është të pyesni vendasit.

Bergen

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

I rrethuar nga male, Bergen është një parajsë e vogël në tokë. Është perfekte nëse e keni vizituar tashmë Oslon ose nëse planifikoni të pushoni më shumë se 5 ditë, mund të mendoni t’i zbuloni të dyja. Shëtisni nëpër Bryggen dhe aty do të shihni shtëpitë prej druri të ndërtuara në skelën e vjetër, planifikoni të hipni në teleferik dhe të shijoni qytetin nga maja e malit Fløyen. Nëse e doni artin, shkoni në Muzetë e Artit Kode.

Edinburg

10 destinacionet ideale për të vizituar gjatë fundjavave të

Me pranverën zgjohet Edinburgu. Ajo është magjepsëse gjatë gjithë vitit falë atmosferës së saj përrallore, por gjatë periudhës së Pashkëve ajo transformohet dhe gjallërohet akoma më shumë. Pak melankolike dhe gjithashtu pak romantike, është një destinacion i përsosur për t’u zbuluar në çift. Nuk duhet humbur kalaja, e cila është gjithashtu një pikë panoramike për të admiruar qytetin nga lart, Qendra e Trashëgimisë Scotch Whisky, si dhe Muzeu i Shkrimtarëve.