MENU
klinika

Analiza

135 ditë armëpushim/ Pse Izraeli heziton të bjerë dakord?

08.02.2024 - 19:20

Pasi ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit javën e kaluar i dërguan një propozim armëpushimi organizatës ushtarako-politike palestineze Hamas, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, Hamasi propozoi një armëpushim katër mujor e gjysmë që përfundimisht mund të çonte në një fund të luftës në Gaza dhe rreth saj, shkruan Reuters. Sipas dokumenteve që ka parë Reuters, në kundërpropozimin e Hamasit thuhet se armëpushimi do të ndahet në tre faza, secila prej të cilave do të zgjasë 45 ditë. Gjatë asaj periudhe Hamasi do të kthente në Izrael pjesën tjetër të pengjeve që kishte kapur më 7 tetor 2023 dhe Izraeli do të kthente reciprokisht duke liruar të burgosurit palestinezë. Në të njëjtën kohë do të fillonte rindërtimi i Gazës, forcat izraelite do të tërhiqeshin prej saj dhe Hamasi dhe Izraeli do të shkëmbenin trupat e viktimave. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken arriti në Izrael të martën në mbrëmje. Ai më parë takua me ndërmjetës nga Katari dhe Egjipti. Sipas kundërpropozimit të Hamasit, të gjitha gratë izraelite në paraburgim të Hamasit, të gjithë burrat nën moshën 19 vjeç dhe të gjithë të moshuarit dhe të sëmurët do të liroheshin gjatë 45 ditëve të para të armëpushimit. Në të njëjtën kohë, Izraeli do të lironte gratë dhe fëmijët palestinezë nga burgjet e tij. Izraeli do t’i lironte të burgosurit meshkuj gjatë 45 ditëve të dyta të armëpushimit dhe do t’ia dorëzonte eshtrat e të vdekurve dhe të vrarëve Hamasit gjatë fazës së tretë të armëpushimit. Hamasi pret që deri në fund të fazës së tretë të armëpushimit me Izraelin, do të jetë në gjendje të bien dakord për përfundimin e luftës. Hamasi tha se donte që Izraeli të lironte 1500 të burgosur.P