MENU
klinika

Vrasje me thikë në Durrës!

40-vjeçari ndërron jetë pas sherrit me thika

14.02.2024 - 14:27

Një sherr me thika mes 2 personave në Durrës ka shkaktuar një viktimë.

Korrespondentja e Klan News, Enkeleida Arapi raporton se 40-vjeçari Halil Koka nuk ka mundur të ju rezistojë plagëve të marra si pasojë e goditjes me thikë.

Sipas të njëjtave burime, autori i dyshuar i ngjarjes është Arben Koçilja, i cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë dhe po punohet për kapjen e tij.

Detaje të reja priten në vijim për motivet që çuan në ngjarjen e rëndë.