Sezon i ri, këpucë të reja! Kjo do të ishte shprehja ideale për të gjithë të apasionuarit e blerjeve. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për blerje të veçanta të cilat mund të përdoren për evente të rëndësishme, por edhe për ato të përdorimit të përditshëm, që mbi të gjitha të ofrojnë komoditet.
Mary Jane
Këpucë të rehatshme dhe të lezetshme Mary Janes të cilat u rikthyen fuqishëm në modë vitin e kaluar dhe siç duket nga koleksionet e reja, do vazhdojnë të qëndrojnë në krye të listës edhe këtë vit. Përveçse janë të bukura janë edhe shumë të rehatshme.
Balerinat
Balerinat janë gjithashtu në listën e këpucëve më të kërkuara. Ndër më të preferuarat janë ato me majë, pasi siç e thonë dhe vëzhguesit e modës, këpucët me majë transmetojnë më shumë elegancë.
Çizmet Kampero
Çizmet janë në kërkim gjatë gjithë kohës në vjeshtë, dimër dhe pranverë. Çizmet kampero deri në kyçin e këmbës ose në mes pulpës, janë në gjendje të idealizojnë çdo pamje. Ngjyra e zezë, e kuqe ose kafe do ju bënte të dashuroheshit akoma më shumë me to.
Mokasina kamoshi
Mokasinat e sheshta janë rikthyer fuqishëm për të qenë pjesë e gardërobës, prej disa sezonesh tashmë. Modelet më të preferuara të pranverës janë ato pa bazament të lartë dhe kamoshi. Janë të lehta dhe super chic.
Atlete
Atlete të rehatshme dhe të freskëta. Nuk mund të mos kishim në këtë listë modelet më të kërkuara të atleteve që përveçse janë të bukura, ofrojnë një komoditet të adhurueshëm për këmbën.