MENU
klinika

Mos e injoroni!

A është normale të kesh shpesh marramendje?

24.02.2024 - 08:09

Ndjesia e një marrje mendsh të vazhdueshme mund të kthehet në një pengesë serioze për përqendrimin tuaj dhe angazhimet e përditshme. Nëse e shihni se gjendeni shpesh në një situatë të tillë është e rëndësishme të kuptoni shkakun e kësaj gjendjeje.

Sipas mjekes Farhat Shaikh, ka shumë arsye pse njerëzit përballen me një problem të tillë.

Një nga shkaqet më të zakonshme është dehadritimi, lodhja, madje dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga dehidratimi. Sidomos në dimër, kjo ndodh më  shpesh sepse nuk pini ujë mjaftueshëm, në një kohë kur rekomandohen 13 gota në ditë në varësi të moshës, gjinisë dhe aktiviteteve tuaja të përditshme.

Një arsye tjetër është një rënie e papritur e presionit të gjakut. Kjo mund të ndodhë kur ngriheni nga një pozicion ulur ose pasi jeni shtrirë. Shtatzënia, ilaçet dhe një qëndrim i gjatë në shtrat mund të shkaktojnë gjithashtu një rënie të papritur të presionit të gjakut.

Por, kjo mund të jetë edhe shenjë e sheqerit të ulët në gjak sepse truri nuk po merr mjaftueshëm glukozë, një element që i nevojitet këtij organi për më shumë energji. Njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa ta përjetojnë këtë ndjesi sesa njerëzit që nuk kanë diabet. Shmangia e vakteve dhe mosngrënia e mjaftueshëm e karbohidrateve mund të shkaktojnë gjithashtu rënie të nivelit të sheqerit në gjak. Është e rëndësishme të mos anashkaloni vaktet dhe të keni mjaftueshëm karbohidrate.

Së fundi, mjekja Shaikh thotë se kjo ndjesi rregullisht mund të jetë një efekt anësor i mjekimeve. Disi më rrallë, por ajo thotë se kjo mund të jetë edhe shenjë e një gjendjeje të rëndë shëndetësore, si ataku në zemër ose goditja në tru.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?