MENU
klinika

"Opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë..."

A ka vend Basha në tryezën e Federatës, flet Bardhi

16.02.2024 - 14:38

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka folur pas takimit të partive politike për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

Bardhi ka deklarur se partitë opozitare janë bërë bashkë deri për të kundërshtuar deri në rrëzim qeverinë e Ramës dhe për tu bërë një alternativë e besueshme.

Ai theksoi se një opozitë e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës, ndërdsa pyetjes nëse ka vend për Bashën në tryezë iu përgjigj se “kushdo që është në opozitë dhe ndihet si i tillë e vetmja rrugë për tu forcuar është të bëhemi të gjithë bashkë.”

Bardhi: Pas aktit të bashkimit, sot kemi edhe bashkimin e të gjitha forcave që janë deklaruar në opozitë, duke formalizuar federatën e opozitës së bashkuar. Opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Jemi bërë të gjithë bashkë për të kundërshtuar deri në rrëzimin qeverinë e Ramës dhe për tu bërë një alternativë e besueshme.

Ka qenë inicativë e aleatëve dhe PD iu bashkua. Duka ka kontaktuar me këdo që ka menduar se është parti opozitare.

A duhet të ketë vend në tryezë për Bashën?

Bardhi: Kushdo që është në opozitë dhe ndihet si i tillë e vetmja rrugë për tu forcuar është të bëhemi të gjithë bashkë. Nuk shoh asnjë rrugë tjetër për t’u përballur me një qeveri që po bashkohet, për shkak të përçarjes së opozitës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nëse bashkohemi jemi më të fortë përballë kësaj mazhorance”

Krijimi i Federatës së Opozitës, Agron Duka: Shpresoj që thirrjes t’i përgjigjen edhe…