23.02.2024 - 11:03
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Morinë ku një 21 vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se nga përplasja e makinës ka humbur jetën Albert Shullani, banues në Shkodër ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri Kristian Arra, është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë. Sipas policisë makina “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 të rinjtë është përplasur me barrierën anësore të rrugës, në rrethana momentalisht të paqarta.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit