MENU
klinika

"Ishte Hygerta që e vrau"

Akuzohet se qëlloi të atin, Hysen Meta: Nuk e kam bërë unë

26.02.2024 - 13:39

Hysen Meta, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje të atin dhe së bashku me motrën e vëllain e varrosën, ka ndryshuar deklaratën e tij duke mohuar të jetë i përfshirë në krim.

Ai ka deklaruar se ishte motra e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta e cila e qëlloi të atin me pistoletë, duke pranuar se ka qenë prezent në momentin kur ndodhi krimi mesditën e 10 shkurtit.

“Cili ishte shkaku qe arritët sipas dyshimeve për këtë vepër”, iu drejtuar ai Prokurorisë pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.

“Nuk e kam bërë unë, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai”, shtoi 25-vjeçari.