MENU
klinika

Telefonata anonime

Alarm në Athinë, paralajmërohet shpërthim me bombë

23.02.2024 - 13:30

Disa telefonata anonime në televizionet greke, ka alarmuar autoritetet në Athinë, pasi kanë kërcënuar me shpërthime bombash.

Ky alarm është dhënë mëngjesin e sotëm, ku autoritetet greke morën një kërcënim se në Parlament, në ambasadën e Izraelit, Egjiptit dhe SHBA-së janë vendosur bomba.

Persona të paidentifikuar kanë telefonuar dhe kanë raportuar se në orën 11:30 bombat do shpërthejnë në këto katër vende.

Forcat TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive) ndodhen në vendngjarje. Pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë. Po vijon një kontroll i brendshëm.