MENU
klinika

Tensionet për Reformën Zgjedhore

Alibeaj: Teatër nga ata që nuk e duan, nuk ka dakordësi për mbledhjen të premten

06.02.2024 - 17:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke folur për tensionet e sotme në Komisionin e Reformës Zgjedhore, tha se ishte teatri i radhës nga ata që nuk e duan reformën.

Ai i ka kërkuar ndjesë organizatave të shoqërisë civile, me të cilat sot do të zhvillohej seanca dëgjimore.

“Ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, që më shumë dëshirë erdhën për të marrë pjesë. Ajo që ndodhi sot nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga ata që nuk e duan reformën, por e shndërrojnë mbledhjen e komisionit në sallë muskujsh.

Edhe mazhoranca, ka treguar që është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar parlamenti”, ka thënë Alibeaj.

Sipas tij ato që i interesojnë shqiptarëve janë listat e hapura, votimi e numërimi elektronik dhe votimi për shqiptarët jashtë Shqipërisë.

Por Alibeaj thotë se asnjë nga palët politike nuk dëshiron ti realizojë.

“Ky është testi që të dyja palët nuk duan ta pranojnë. Dua t’ju bëj me dije që qëndrimi i PD që në ditën e parë, nëpërmjet ndryshimeve të kodit zgjedhor, t’u japim shqiptarëve zgjedhje të ndershme. Të zgjedhin ata se kush janë përfaqësuesit real të tyre dhe jo interesat e vogla të njërës palë. Listat e hapura janë sfidë për secilën palë.

T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve, të zgjedhin ata se kë duan t’i përfaqësojë.

E dimë që Rama është më se i qetë me këtë ligj zgjedhor. Do të përdorë në çdo rast administratorët, patronazhistët, bandat, do t’i drejtohet shit-blerjesh së votave. Është detyrimi i çdo përfaqësuesi të opozitës, që me propozime konkrete, të vendosë mure ndaj abuzivizmit që Edi Rama po përdor për vjedhjen e zgjedhjeve. Të adresojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk është e vërtetë që ka dakordësi për mbledhjen që të zhvillohet të premten. Ne kemi qenë të gatshëm që në momentin më të parë për ta zhvilluar”, ka thënë Alibeaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Komisioni bipartizan nuk ka prodhuar asnjë rezultat”-

BIRN: Reforma zgjedhore në ‘pikën zero’

Nga Mentor Nazarko

Basha para derës