MENU
klinika

"Komprometuese për qeverinë"

Amnistia Penale/ Fatos Lubonja tregon arsyen pse u tërhoq mazhoranca

22.02.2024 - 22:54

Analisti Fatos Lubonja ka thënë se tërheqja e qeverise nga ky ligj për amnistinë penale është disi e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë.

I ftuar në emisionin “Open”në News24, mazhoranca socialiste do të arrinte të kalonte ligjin për amnistinë me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë e plotë, nuk do e kishin problem.

Ai theksoi se është pikërisht fakti që nuk arritën të mbledhin 84 votat arsyeja se përse socialistët u tërhoqën, dhe jo justifikimi i traditës së konsensusit.

“Kërcet pak se përndryshe mund të ishte edhe normale, dikush bën edhe korrupsion, mund të falet, por në këtë kontekst është pak e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë. Ky është një sinjal që u jepet këtyre bedelëve të përdorur. Nuk më duket diçka që bën çudi pasi në fund të fundit, të mos dënosh ata që i ke pasur bashkë shokë në korrupsion dje, është pjesë e lojës këtu te ne.

Nuk është problemi se këtu kemi një qeveri të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe vërtetë mund të jetë e ashpër, por për mendimin tim aty kërcet korrupsioni nga mëngjesi në darkë. Nëse do ta kalonin me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë nuk do e kishin problem. Fakti që nuk i bëjnë dot 84 vota është arsyeja pse janë tërhequr. Jo siç thotë Çuçi që është tradita e konsensusit, ata kanë bërë ligjin elektoral që duhet me konsensus pa opozitën”, u shpreh ndër të tjera Lubonja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Humbi një moment ku mund të fitonte përkrahje"

‘Amnistia’/ Minxhozi: Basha vepron me një sy nga rrugica