MENU
klinika

Detajet

Amnistia penale në Kuvend brenda shkurtit, 4 kategoritë e të dënuarve që përfitojnë

16.02.2024 - 17:16

Për të arritur numrin minimal të votave në Kuvend 84, disa prej propozimeve të bëra nga opozita kanë dritën jeshile nga ministri i Drejtësisë dhe amnisti pritet të ketë për protestuesit e dhunshëm në protestat e PD nga 1 tetori 2018 deri në 31 dhjetor 2020, të cilët janë dënuar apo janë akoma në proces gjykimi.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu, në emisionin “Përballje” në Report Tv dha detaje të shifrave të atyre që përfitojnë.

Janë 4 kategori që përfitojnë

Kategoria I – Të gjithë që janë dënuar maksimalisht me 3 vite burg për burrat dhe 4 vite burg për gratë

Kategoria II – Të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 3 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 4 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 3 dhe 4 vjet.

Kategoria III- Burrat që janë baraz 60 vjeç në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit apo mbi 60 vjeç apo gratë 50 vjeç apo mbi 50 vjeç përfitojnë automatikisht

Kategoria IV – Fëmijët që kanë qenë në momentin e kryerje së dënimit baraz apo nën 18 vjeç

Përveç kategorive të përcaktuara përfituese të amnistisë, që përfshijnë gamë të gjerë të veprave që konsiderohen të lehta, përfitues do të jenë edhe të tjerët me nga një vit e gjysmë nëse janë gra e fëmijë dhe 1 vit nëse janë burra. Për këtë, është ndjekur strategjia e parimeve të humanizmit.

Nga amnistia penale nuk mund të përfitojnë kategori si dënuarit me burg përjetë, të arratisurit, vrasësit në rrethana cilësuese dhe të gjithë subjektet e dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.