MENU
klinika

"Protesta e opozitës dështon nëse..."

Analisti i njohur bën paralajmërimin e bujshëm

19.02.2024 - 21:19

Nesër pasdite do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita kundër qeverisë.

Analisti Roland Qafoku tha në një intervistë televizive se nëse kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i bashkohet protestës së opozitës ajo do të dështojë.

“Nesër kryesorja është baza, se sipas teorisë brenda PD baza është në rregull por problemi janë disa deputetë. Nëse Meta nuk shkon nesër në protestë, e quaj të dështuar atë protestë. Asnjë politikan aty nuk është në nivelin e formatit të Metës. Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e federatës së partive të opozitës, ishte Vasili dhe Xhixho. Nuk kam asnjë besim te opozita e bashkuar në një kohë që nuk është e bashkuar PD. Pa u bashkuar PD nuk ka sens të bashkohet opozita. Opozita është treni dhe treni pa lokomotivë, që është PD, nuk vlen”, tha Qafoku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN