MENU
klinika

"Ja për çfarë po 'lufton' opozita"

Analisti i njohur zbardh prapaskenat e protestës së sotme

20.02.2024 - 22:00

Analisti Skënder Minxhozi theksoi se deputetët opozitarë kanë iluzionin e Sali Berishës që tashmë ndodhet i izoluar. Duke komentuar zhvillimet e fundit politike në studion e emisionit “Real Story”, analisti theksoi se opozita lufton për karrigen e deputetit.

“Këta kanë një iluzion e atij që është i izoluar në ishull dhe që i jep vetes në çdo ditë të javës nga një post. Një ditë bëhet mbret, një ditë princ, një ditë ministër, kryeministër por ama është vetëm në ishull. Këta jetojnë në një univers të tyrin që quhet Rithemelim, duke hequr Bashën se është tipologji tjetër problemi. Këta e kanë ulur stekën tek mandati i deputetit, këta presin doktorin që të bëjë lojën e madhe. Duhet të bëjmë paktin e fjalës dhe të gjejmë kush është loja e Berishës. A luan dot më lojë të madhe Berisha?

Këta persona kërkojnë kaq pak nga jeta politike dhe e kanë marrë të mirëqenë se qeverisja e majtë e Ramës do të shkojë përtej kapëcyellit elektoral të vitit 2025, një moment ku jam i bindur se elita 30 vjeçare, përveç Ramës për shkak se mund të jetë fituesi i atyre zgjedhjeve, do t’i bëjë një pyetje të madhe ekzistenciale vetes së vet: A ia vlen të vazhdojmë? Do të ketë ndryshime të rënda dhe të thella. Rama do të ketë dhjamin e fituesit. I rikthehem enumeracionit qëe bëmë herët e fundit, që do të mbyllet kodi zgjedhor, do të shkojnë në zgjedhje do të dalë rezultati. Do të dihet fituesi dhe humbësi.

Fituesi do të rrijë aty ku është dhe humbësi do t’i bëjë një pyetje të madhe vetes: Çfarë do të bëj me humbjen time. Sepse në këta janë dakord të rrinë deri në 2029 deputetë, oser të shohin se kur doktori do të lëshojë zyrën që njëri prej tyre të futet brenda. Lufta është për listën e deputetëve.”, u shpreh Minxhozi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN