MENU
klinika

Detajet

Anila Hoxha tregon ndryshimet e Kodit të ri Penal: Të rinjtë deri në 21 vjeç, nuk kanë dënim të përjetshëm

09.02.2024 - 21:13

Gazetarja Anila Hoxha, ka folur lidhur me ndryshimet që do të ndodhin në Kodin e Ri Penal.

Sipas saj, asnjë i ri nën 21 vjeç, nuk do të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Parandalimi i kryerjes së korrupsionit ato që prekin nëpunësit apo rritja e pragut si moshë e mitur kur bëhet fjalë për dënimin e përjetshëm, dënimi i përjetshëm nuk aplikohet për gratë, rini e hershme, deri në 21 vjeç, propozohet të mos përfshihen pavarësisht çdo vepre penale, fasha e atyre që do të kryejnë krime deri 21 vjeç. Kushdo që kryen një krim të rëndë që dënohesh, deri 21 vjeç nuk dënohesh me burgim të përjetshëm”, tha Hoxha për “TCH”.

Sipas avokatit Sokol Hazizaj, raporti me përgjegjësinë dhe papërgjegjësinë duhej rritur si hapësirë moshore, duke shkuar 20-21 vjeç.

“Kodi është në përputhje me politikat e Këshillit të Evropës, çështja e ndryshimeve të materies së kodit penal që bëhet fjalë edhe në hapësirë është një moment që i pranohet shoqërisë por edhe për shkak të ndryshimeve sociale, vjen për shkak të ndryshimeve në kohë dhe maturisë së moshës deri 21 vjeç, e studiuar nga instrumente ndërkombëtare. Në ‘95-‘96 u hoq dënimi me vdekje kjo nuk tregon se u rrit kriminaliteti në Shqipëri”, u shpreh avokati.