MENU
klinika

Veprim i paralajmëruar nga avokatët

Apeli i Posaçëm i rrëzoi kërkesën për heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë

07.02.2024 - 20:42

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën për heqjen e masës “arrest në shtëpi”. Veprim ky që ishte paralajmëruar nga avokati i tij.

Berisha u la në arrest shtëpi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në seancën që u mbajt më 25 janar e që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, ndërkohë që vetë Berisha nuk ishte i pranishëm.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që në 30 dhjetor, u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste

Arrestohet në Itali, Ilia Ndoka

“Nuk i kemi duart e lidhura për t’i hetuar, por…”

A përbën imuniteti i deputetëve pengesë për SPAK? Përgjigjet Altin Dumani

Do të mbajë postin e kryetarit të prezencës së OSBE-së

Mbërrin në Shqipëri diplomati francez Michel Tarran

batuta e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë: Keni fituar më shumë zgjedhje se unë

Cameron për emigracionin: Partneritet i arrirë!