Arben Ahmetaj ka treguar për herë të parë historinë e shkarkimit të tij nga qeveria. Ai ka treguar në një intervistë se ai në fakt ka kërkuar dorëheqjen dhe i është ulur përpara Edi Ramës, duke i kërkuar të largohet, kjo pasi e kishte kuptuar se kishin filluar bërrylat.
-Ju po thoni se duke qenë se duhej bërë patjetër një kokë turku për inceneratorët, sepse zhurma, hetimi, abuzimi ishte i madh, Rama bëri sikur e besonte alibinë e Veliajt dhe Ballkukut, por nuk e besonte se është shumë më i zgjuar se kaq, por i duhej një kokë turku dhe ky kokë turku duhej të ishte dikush që është jashtë procedurës, që nuk ka lidhje me të, sepse po të jetë në procedurë shkon tek të gjithë?
Arben Ahmetaj: Po të ishte në një pjesë të procedurës, po të zbërthehet një nga nyjet e procedurës, praktikisht nuk ka më pazëll për inceneratorin e Tiranës, nuk ka më pazëll.
Dhe po ta them dhe tani. Pra çfarë ndodhi? Në shkurt të 2022 e gjithë histeria e kësaj teorie të konspiracionit duke e konturuar dhe me elementë të tjerë përplasje, praktikisht solli në atë që unë isha i bindur që marrëdhënia ime me kryeministrin kishte mbaruar. Ai mund edhe ta mohojë këtë gjë, por përpara Zotit kjo është e vërteta. I kam kërkuar të largohem në shkurt të 2022. Jam ulur përballë dhe i kam thënë, që marrëdhënia jonë është përmbysur, unë këtu nuk jam për asgjë tjetër. Të gjithë e dinin në PS se unë nuk kam aspiruar as të bëhem sekretar i përgjithshëm, as kryetar grupi, as të kthehesha ministër, as të bëhesha kryetar bashkie. Nuk kam aspiruar. Unë i thashë jam këtu për besimin që kam pasur të marrëdhënia qe kemi pasur bashkë. Kjo marrëdhënie është përmbysur. Për të mos krijuar probleme politike me dorëheqje, më lër të largohem. Në mënyrën që ka, që nuk përballet, jo po nuk është e vërtetë. Cila ishte arsyeja, të cilën për hir të së vërtetës e kam bashkuar si pazëll pak më vonë. Ishte 24 korrikut, të bënte atë shou për të më shkarkuar gjysëm ore pasi Ilir Meta kishte lënë presidencën dhe Bajram Begaj ishte inauguruar president. Cila ishte urgjenca