MENU
klinika

Procesi i digjitalizimit

“Arkivat strehojnë të shkuarën, duke shërbyer me pulsin e kohës”

08.02.2024 - 14:39

Procesi i digjitalizimit përbën një nga përparësitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), në angazhimin e saj për të siguruar ruajtjen afatgjatë të pasurisë dokumentare.

Viti që lamë pas ka shënuar rritje të mëtejshme të produktivitetit institucional, në sajë të avancimit të arkivimit digjital. Bilanci i vitit 2023 dëshmon se ka pasur rritje me 8% të dosjeve të skanuara nga fondet e plota. Gjithashtu rritje me 17% të dosjeve të skanuara për Sallën e Studimit.

Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale DPA bën me dije se, ndërmarrja e arkivimit dixhital ka ndikuar pa kthim në të ardhmen e metodave të administrimit të dokumenteve.

“Arkivat strehojnë të shkuarën, duke shërbyer me pulsin e kohës”, shkruan DPA.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse