20.02.2024 - 11:02
18-vjeçari Ledjon Vaja është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap me armë zjarri pushkë e municione luftarak. Sipas policisë i riu do të shiste në qytet.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 20-vjeçari Orhan Xhango ndërsa një 17-vjeçar tjetër është proceduar penalisht pasi dyshohet se ishin në dijeni të kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërkohë janë sekuestruar arma e zjarrit pushkë, municionet luftarake si edhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.