MENU
klinika

Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë

Arrestohet 38-vjeçari në Durrës

03.02.2024 - 11:27

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi iu gjetën armë në banesën ku jetonte në fshatin Vardardhe-Sukth.

Qani Hysa nga Dibra raportohet se mbante fshehur në banesën e tij 2 pistoleta dhe municion luftarak dhe 1 pushkë sportive, që janë sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Durrës/Vijojnë kontrollet bazuar në inteligjencën policore, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Falë inteligjencës policore u finalizua operacioni policor i koduar “Sukthi”.

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Vihet në pranga poseduesi i armëve, një 38-vjeçar nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e Policisë, se një shtetas posedonte disa armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sukthi”.

Në kuadër të operaconit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Qani Hysa., 38 vjeç, banues në Sukth.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në fshatin Vardardhe-Sukth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.