MENU
klinika

Pjesë e një organizate kriminale

Arrestohet në Vlorë 27-vjeçari i shumëkërkuar

22.02.2024 - 16:05

Pjesë e një organizatë kriminale, arrestohet në Vlorë
27-vjeçari, Blerim Myftaraj, i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Vlorë. Myftaraj ka rënë në pranga për llogari të Italisë dhe do të ekstradohet drejt këtij shteti.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Purpose”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.”-njofton policia.