MENU
klinika

Media portugeze “SAPO Mag”

“Arsyet pse duhet të vizitoni Shqipërinë!”

07.02.2024 - 11:19

Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion turistik në rritje në Evropë dhe arsyet për të eksploruar vendin nuk mungojnë.

Shqipëria është një vend i përballueshëm, njerëzit janë shumë miqësorë, peizazhet variojnë nga malet deri te plazhet me ujë të kristaltë. Vendi ka një histori të habitshme dhe qytete piktoreske, shkruan në një artikull e përditshmja portugeze “SAPO Mag”.

Ka shumë arsye për të vizituar vendin. Megjithatë, duhet të kujtojmë se Shqipëria u bë një vend “i lirë” pas viteve 1990, dhe për këtë arsye ka disa karakteristika të veçanta që mund të mos përkojnë me imazhin tipik që kemi për vendet evropiane.

Automjetet si makina ose autobusi janë mënyrat më të mira për të udhëtuar nëpër vend-

Makina është shpesh mjeti më praktik dhe më i rekomanduar i transportit.

Në fakt, ky ishte opsioni që përfundova duke zgjedhur për shkak të fleksibilitetit që më lejonte të vizitoja Shqipërinë.

Megjithatë, është gjithashtu e mundur të zgjedhësh të udhëtosh me transport publik.

Çmimet janë të përballueshme-

Për një turist që vjen nga vende të tjera europiane, është e lehtë ta konsiderojë Shqipërinë si një vend të lirë, sidomos kur bëhet fjalë për akomodimin dhe ushqimin.

Një vakt në një restorant mesatar kushton 6 euro për person dhe një natë në një dhomë me banjë private rreth 15 euro për person, gjithmonë në varësi të standartit që kërkojmë.

Megjithatë, është e pamohueshme që Shqipëria është një nga vendet më të lira në Evropë.

Shqipëria është një vend i sigurt –

Përvoja ime në Shqipëri ishte mjaft pozitive. Nuk jam ndjerë kurrë i pasigurt, as natën ndërsa shpesh ecja me kamera dhe celularin tim.

Komunikimi është i lehtë-

Gjuha në Shqipëri është shqipja, një gjuhë që nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër.
Pra, përtej shprehjeve bazë, nuk do të jetë e lehtë të përpiqesh të flasësh shqip.

Por, ky nuk është problem, pasi popullsia përgjithësisht shprehet shumë mirë në anglisht!

Dhe, në disa raste, arrijnë të gjejnë edhe shqiptarë që flasin italisht, pasi vendi dikur ishte i pushtuar nga Italia.

Zgjidhni aeroportin tuaj me mençuri-

I vetmi aeroport në Shqipëri me lidhjet më të mira ndërkombëtare ndodhet në Tiranë, kryeqyteti i vendit.

Kjo është një pikënisje e shkëlqyer për ata që duan të bëjnë një udhëtim rrugor në të gjithë Shqipërinë pasi ndodhet relativisht në mes.

Megjithatë, nëse thjesht dëshironi të vizitoni zonën e plazhit, ose zonën jugore mund të merrni një traget për të shkuar në Sarandë.

Vizitoni kishat dhe xhamitë-

Edhe pse shumica e njerëzve në Shqipëri janë myslimanë, është e zakonshme të gjesh njerëz të feve të ndryshme.

Në fakt, kjo është e dukshme me numrin e kishave ortodokse dhe katolike që gjejmë, së bashku me xhamitë në qytete.

Përgatituni për qindra bunkerë-

Në Shqipëri nuk mungojnë bunkerët e shpërndarë në të gjithë vendin. Po, e lexuat mirë! Shqipëria ishte nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës i cili i frikësohej një sulmi bërthamor.

Në këtë mënyrë ai urdhëroi ndërtimin e më shumë se 100,000 bunkerëve në të gjithë vendin.

E vërteta është se sulmi bërthamor i frikshëm nuk ndodhi kurrë dhe tani, bunkerët janë braktisur.

Dy nga bunkerët më të mëdhenj të regjimit, të ndërtuar në Tiranë janë kther në një atraksion turistik

Jeni kurioz të dini më shumë për Shqipërinë? Vizitoni gjithashtu Muzeun Historik Kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN