MENU
klinika

“S’ju gjej dot kur të zhdukeni papritur“

Artan Hoxha këshillon ‘VIP’-at e Tik Tok-ut: Mos kaloni caqet!

26.02.2024 - 22:47

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar fjalorin e rëndë dhe konfliktet që lindin prej komunikimeve në rrjetin social Tik Tok, deklaroi se influencerat e këtij rrjeti social duhet të kenë kujdes kur të flasin publikisht.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Hoxha theksoi se Shqipëria është një vend i vogël, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe se influenerët duhet të mos kalojnë caqet.

“Të gjithë këtyre që përdorin këto rrjete, që quhen influencerë, duhet të bëjnë kujdes me termat që përdorin.

Shqipëria është një vend i vogël, ne e njohim njëri-tjetrin dhe nëse kalon cakun, duhet të presin përgjigjen. Që të mos e kalojnë gjysmën e jetës të fshehur nëpër skërka që nuk i gjen më njeri. E mira është që ta shijojnë atë famë që ka, paratë që ka.

Unë di reagimet që ndodhin. Këshilla e vetme që do kisha është që këta ta shijojë këtë liri por të mos kalojnë caqet, të mos hapin probleme. Ta shijosh atë mundësi që ke se po përfundove i fshehur unë nuk e gjej kur të kanë çuar, pra për të të gjetur kur të zhdukin, por po u zhduke vetë si të të gjej unë”, tha Hoxha.