Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga atentati i një dite më parë në një firmë inertesh në Kurbin, ku mbeti i vrarë ekonomisti Selman Mihana dhe u plagos pronari Ardian Gjeloshi.
Sipas News24, krimi i rëndë dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Mësohet se kanë qenë dy persona veshur me të zeza që kanë hyrë në ambientet e biznesit duke kapërcyer rrethimin dhe më pas kanë hapur zjarr menjëherë në drejtim të viktimës dhe të plagosurit.
Tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e djeshëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin. Pista e parë janë konfliktet me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes.
Në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishte Dritan Gjeloshi, vëllai i Ardian Gjeloshin, i cili në atë kohë kishte mosmarrëveshje me oficerin e policisë Kastriot Prengaj.
Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshajt.